Ka përfunduar edicioni 2019/2020 në garën më të madhe evropiane për klube, Ligën e Kampionëve.
Bayern Munich është kampioni në fuqi i kësaj gare, pasi në finalen e madhe mposhtën Paris Saint Germain me rezultat minimal 1-0.
Ka qenë një edicion i jashtëzakonshëm pasi nga ndeshjet çerekfinale janë zhvilluar vetëm nga një ndeshje pa kthyese, për shkak të pandemisë Covid-19.
Gjithsesi ka pasur ndeshje tejet emocionuese ku nuk munguan edhe befasitë.
Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA tanimë ka publikuar ekipin më të mirë të këtij edicioni.
Në mesin e 23 lojtarëve më të mirë, dominim është nga Bayern Munich, pasi kampioni aktual i Evropës ka nëntë futbollistë të saj.
Nga kampioni i kaluar Liverpool, në këtë listë është vetëm Virgil Van Dijk, ndërsa nga Barcelona vetëm Lionel Messi.
Edhe pse bëri një sezon të mirë, nuk ka pasur vend në këtë ekip për gjeniun e Juventusit, Cristiano Ronaldon. /Telegrafi/

I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë