Ekipi kosovar i xhudos do të garojë me tri sportiste në Grand Prix Upper Austria, që do të mbahet në Linz, Austri, nga data 7 deri më 9 mars 2025.
Ky turne prestigjioz do të mbledhë xhudistë nga 6 kontinente, 52 shtete dhe 416 garues, mes të cilëve 247 meshkuj dhe 169 femra.
Në këtë garë, Kosova do të përfaqësohet nga: Distria Krasniqi (-52 kg), Laura Fazliu (-63 kg), Laurine Gashi (-52 kg)
Sipas programit të turneut, Distria Krasniqi dhe Laurine Gashi do të zbresin në tatami ditën e premte, ndërsa Laura Fazliu do të garojë të shtunën.
Sportistet kosovare janë udhëhequr në këtë turne nga trajneri dhe selektori Driton Kuka, si dhe trajnerja Majlinda Kelmendi, ish-kampionia olimpike
Grand Prix në Linz është një nga garat më të rëndësishme të kalendarit ndërkombëtar, duke shërbyer si një test i vlefshëm për xhudistet që synojnë të përmirësojnë renditjen e tyre dhe të përgatiten për ngjarjet madhore, përfshirë Lojërat Olimpike të vitit 2028.
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...