Bayern Munich ka shkatërruar Atletico Madridin në “Allianz Arena”, pasi ka fituar me rezultatin e thellë 4-0.
Me dy golat e Coman dhe me nga një të Tolissos dhe Goretzka, bavarezët filluan në mënyrë perfekte edicionin e ri të Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, Simeone potencoi se forca e lojtarëve të Bayernit, ndikoi që gjermanët të fitojnë kaq thellë.
“Forca e tyre fitoi lojën. Nuk e di nëse kemi bërë shumë gabime apo ata kishin shumë cilësi – duke përfituar nga situatat e lojës nga mënyra se si ato hapen kur rikuperojnë topin. Unë kam mbetur me shijen e keqe të humbjes, por kam mësuar disa gjëra që për të ardhmen do të na bëjnë shumë mirë”, tha fillimisht Simeone.“Bayern janë në një moment të shkëlqyeshëm”, përfundoi ai.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...