Ekipi i Lebron James fitoi ndeshjen e 68-të All-Star të Ligës Amerikane të Basketbollit (NBA), raporton Anadolu Agency (AA).
Ndeshja u zhvillua në Spectrum Center, sallën e Charlotte Hornets, në ditën e fundit të aktiviteteve të NBA All-Star.
Ekipi basketbollistit të shquar LeBron James nga Los Angeles Lakers kishte përballë ekipin e Giannis Antetokounmpo, kapitenin e Milwaukee Bucks.
Gjysma e parë e lojës përfundoi me rezultatin 95-82 në favor të ekipit të formuar nga Antetokounmpo.
Basketbollistët e James morën nën kontroll rezultatin përkundër rënies në 20 pikë nga ekipi kundërshtar në çerekun e tretë, ndërsa në fund u ndanë fitues me rezultatin 178-164.
– Durant merr çmimin “All-Star MVP”
Kevin Durant nga ekipi i James u zgjodh “Lojtari më i Vlefshëm” (MVP), duke e fituar për herët të dytë në karrierë këtë çmim.
Durant, i cili u paraqit për herë të dhjetë në ndeshjet All-Star, në 25 minutat e kaluara në parket realizoi 31 pikë, shtatë kërcime, dy asistime, dy blloqe dhe një vjedhje.
Ndërkaq, kapiteni i ekipit James, i cili këtë vit u zgjodh për herë të 15-të për të luajtur në ndeshjen All-Star, përfundoi ndeshjen me 19 pikë, tetë kërcime, katër asistime dhe dy blloqe.
Nga ana tjetër, Antetokounmpo nuk arriti të parandalojë disfatën e ekipit të tij përkundër 38 pikëve, 11 kërcimeve dhe pesë asistimeve.
Vdekja e babait të Calit, Gucati: Dhimbja bëhet më e thellë ...
Haxhiu uron Krishtlindjen: Le të sjellë ngrohtësi në zemra d...
Abdixhiku: Kosova e shqiptarët e saj kanë qenë shembull i ha...
Kurti uron Krishtlindjen
Internacionalja Socialiste mbështet VV-në dhe Albin Kurtin n...
Përparim Rama pret në takim Dafina Zeqirin, i dhuron “Hyjnes...