Ekipi i boksit do të nisë misionin për garën kualifikuese evropiane për Lojërat Olimpike Tokio 2020, që prej 14-24 mars mbahet në Londër të Anglisë.
Gara organizohet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, shkaku i problemeve me Federatën Ndërkombëtare të Boksit (AIBA).
Edhe pjesëmarrja e boksierëve tanë në këtë garë është duke u bërë përmes Komitetit Olimpik të Kosovës, ndërsa pjesëmarrës janë boksierë të kontinentit të Evropës.
Në këtë garë kualifikimin në “Tokio 2020” nga vendi ynë e kërkojnë: Donjeta Sadiku (-60 kg), Shpëtim Bajoku (-63 kg), Patriot Behrami (-69 kg) dhe Besart Pireva (-75 kg).

Donjeta do të udhëtojë nesër drejt Sofias së Bullgarisë, ku për tri ditë do të përgatitet bashkë me trajnerin e saj, Besim Brahimi, ndërsa “stacioni” i radhës është kampi ndërkombëtar, që mbahet në Trabzon të Turqisë, vend ky në të cilin do të përgatitet deri më 24 shkurt 2020.
Shpenzimet e përgatitjeve të saj do të mbulohen nga Komiteti Olimpik i Kosovës, bazuar në mbështetjen për sportistët elitarë, që janë bursistë të KOK-ut.
Në këtë kamp do të udhëtojnë edhe Bajoku, Behrami dhe Pireva, të cilët prej të shtunës janë duke u përgatitur me përzgjedhësin Shefki Bogujevci në Vlorë të Shqipërisë./arbresh.info.
Aksident mes dy kamionëve në Leposaviq, pa të lënduar
Dosja Epstein, Clintonët sot dhe nesër dëshmojnë para Kongre...
Arrestohet një person në Vërmicë për disa vjedhje të rënda
Zhduket një i mitur në Drenas
Tentim-grabitje me thikë në një market në Lipjan
Pranuan 400 euro ryshfet, arrestohen dy zyrtar të KEDS-it në...