Presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, ka shprehur mirënjohje të jashtëzakonshme për Qeverinë e Kosovës, Kryeministrin Ramush Haradinaj, Ministrin e Sportit, Kujtim Gashi dhe gjithë ministrat tjerë që sot votuan për t’ia dhënë FC Prishtinës një parcelë toke që të bëhet me një kompleks sportiv, raporton “Zëri”.
“E falënderojmë ministrin Gashi për këtë punë të jashtëzakonshme dhe tepër domethënëse. E falënderojmë shumë kryeministrin Haradinaj, i cili kërkonte punë si kryeministër dhe angazhimi i tij edhe në sport nënkupton se vërtet dëshiron të punojë”, tha Ejupi.
“Ky kompleks sportiv që do të ndërtohet nuk do të jetë vetëm i FC Prishtinës. Ai do t’i shërbej çdo klubi që do të ketë nevojë, Federatës së Futbollit po ashtu, sepse më shumë se ne nuk mund t’i kuptojë askush dikë që ka nevojë apo mungesë të infrastrukturës”, theksoi Ejupi.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...