Egzon Gjuka dhe Tina Hetemi janë shpallur hendbollistët më të mirë të vitit nga Federata e Hendbollit e Kosovës, në ceremoninë tradicionale “Laureatët 2025”, e mbajtur të premten në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
Sipas njoftimit të FHK-së, Egzon Gjuka është shpallur për herë të pestë rresht hendbollisti më i mirë në Kosovë. Ai ka pasur një vit shumë të suksesshëm, duke e udhëhequr Rahovecin drejt titullit të kampionit, ndërsa është dalluar edhe me paraqitjet e tij në Kombëtaren e Kosovës.
Ndërkohë, Tina Hetemi është shpallur hendbollistja më e mirë e vitit për herë të parë. Ajo ka pasur paraqitje të mira gjatë gjithë vitit me skuadrën e Samadrexhës dhe ka kontribuar me sukses edhe në Kombëtaren e Kosovës.
Ceremonia është mbajtur në praninë e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, e cila në fjalimin e saj ka ka folur për sfidat e sportit, por edhe për sukseset e sportistëve kosovarë, me theks të veçantë te hendbollistët.
Më pas, presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci, ka folur për të arriturat gjatë vitit 2025 dhe për jubile të rëndësishme të federatës. Ai ka njoftuar se me vendim të Bordit të FHK-së, Eugen Saraçini është shpallur President Nderi i FHK-së, pas tri mandateve të suksesshme në krye të federatës.
Në këtë ceremoni janë ndarë edhe çmime të tjera. Lojtarët më të mirë të Kombëtares së Kosovës janë shpallur Leonard Gegaj dhe Mirjeta Bytyqi.

Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...
Izraeli bëhet vendi i parë që njeh zyrtarisht Somalilandin s...
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Pikëllimi mund të bëhet më i vështirë gjatë festave – një ek...
Pse njerëzit që zgjohen para orës 7 janë më të lumtur?