Egnatia fitoi sot Superkupën e Shqipërisë, duke plotësuar kështu vitin perfekt pasi siguroi të tre trofetë e futbollit shqiptar në vitin 2024.
Një arritje e jashtëzakonshme që vetë verilindorët e festuan me një fanellë ku shkruhej “Superkampionë” me të tre trofetë.
Por rrogozhinasit nuk janë skuadra e parë që e ka arritur një sukses të tillë.
Para tyre, në vitin 2018, këtë e bënte realitet skuadra e Skënderbeut, e cila nën drejtimin e Ilir Dajës dominoi plotësisht futbollin shqiptar në atë edicion.
Korçarët fituan titullin në Superiore në vitin 2018, ndërsa më pas mposhtën Laçin në finalen e Kupës së Shqipërisë me shifrat 1-0. Kurbinasit ishin rivalët e korçarëve edhe në ndeshjen e Superkupës, ku Skënderbeu fitoi me shifrat 3-2 dhe plotësuan kësisoj dominimin e plotë në futbollin shqiptar.
21 aksidente me të lënduar dhe mbi 1800 tiketa trafiku brend...
Përleshje për pronë mes vëllezërve në Mitrovicë
28 vjet nga Beteja e Llapushnikut
Të gjithë sytë në “El Clasico”, derbi që mund të vendosë tit...
SHBA pret përgjigjen e Iranit, Britania dërgon luftanije në ...
Anija “MV Hondius” ku shpërtheu hantavirusi mbërrin në porti...