Shanset e Real Madridit për të siguruar shërbimet e Edinson Cavani janë goditur nga trajneri i Paris Saint Germainit, Thomas Tuchel.
Cavani ka shënuar 89 gola brenda vetëm 97 ndeshjeve brenda dy sezoneve për kampionin në Liga 1 dhe Madridi është njëri nga klubet e mëdha pas shërbimeve të tij, transmeton portali arbresh.info.
Por Tuchel, që është duke u përgatitur për sezonin e tij të parë në detyrë në Parc des Princes, insiston se 31-vjeçari nuk do të largohet nga kryeqyteti francez para se të mbyllet merkato e transferimeve.
“Kjo është ndjenja ime dhe dëshira ime më e madhe”, ka thënë trajneri i PSG-së. “Kam folur me Edin disa ditë më parë dhe ai nuk më ka përmendur asgjë”
“Ai ka thënë se synon të rikthehet te ne dhe të arrijë qëllimet e tij me ne dhe skuadrën tonë. Ai është një lojtar kryesor për ne nuk ka ndonjë mënyrë që të largohet Edi”
Policia zbulon substancë narkotike në burgun e Dubravës, kat...
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë