Real Madridi i është bashkuar Arsenalit në garën për mesfushorin e Juventusit, Miralem Pjanic.
26-vjeçari ka qenë në një formë të shkëlqyer te kampioni italian qysh pas transferimit nga Roma verën e kaluar, transmeton portali arbresh.info. Arsenali thuhet se shikon futbollistin boshnjak si një zëvendësues të Santi Cazorlas, i cili do të mungoj gjatë gjithë sezonit si pasojë e lëndimit.
Megjithatë, raportet nga mediat spanjolle pretendojnë se Real Madridi i është bashkuar gjithashtu garës për të siguruar shërbimet e tij gjatë verës.
Pjanic thuhet se është njëri nga emrat në listën e shkurtër të Zinedine Zidanes./arbresh.info
Sonte Trepça-Bashkimi, finalja e gjigantëve
Vdes në QKUK personi i cili u vetaksidentua para një jave me...
OVL-UÇK tregon emrat e dëshmorëve që ranë nga 1 deri më 15 m...
Dalin detaje: Rozana Radi nuk ishte në dijeni për pjesëmarrj...
Nis evakuimi i pasagjerëve nga anija e prekur me hantavirus
Vjosa Osmani prezanton aderimin e radhës