Gjiganti spanjoll dhe kampioni evropian, Real Madridi është i vendosur për të hyrë në garën për mbrojtësin Kalidou Koulibaly duke ofruar një shumë prej 90 milionë funtash për 27-vjeçarin.
Real Madridi do të jetë një sfidues i Manchester United në garën për nënshkrimin e tij, ndërkohë që “Djajtë e Kuq” vazhdojnë të jenë aktualisht një klub tjetër madhështor i interesuar në nënshkrimin me tij, transmeton portali arbresh.info.
Koulibaly u transferua te Napoli në vitin 2014 dhe që nga atëherë lojtari ka arritur të tregojë se është njëri nga top mbrojtësit në të gjitha ligat madhështore në futboll.
Real Madridi nuk ka pasur një sezon perfekt deri në këtë pikë dhe kjo rrit shanset e tyre për të përforcuar skuadrën në mënyrë për të synuar kreun e tabelës në La Liga sërish.
Nga ana tjetër, United gjithashtu ka pasur një pjesë të tmerrshme të sezonit, por ata duket se janë në rritje sërish nën udhëheqjen e trajnerit të përkohshëm Ole Gunnar Solskjaeri./arbresh.info/
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...