Ishin shtatë skuadra shqiptare që sivjet garonin në garat e Europës. Por asnjë prej tyre nuk kanë arritur që të jetë në xhiron e tretë të dy garave më të famshme Europiane.
KF Partizani, kampion i Shqipërisë i ka dhënë fund maventurës së tyre në kualifikimet në Europa Ligë.
Humbja në Tiranë ishte shkaku që Partizani i jep fund kësaj aventure, edhe pse pati një paraqitje të mirë, por fati nuk ishte në anën e tyre.
Kampioni shqiptar e filloi mirë këtë takim dhe arriti që ti barazoi shifrat në 1-1, duke shkrirë epërsinë e Sheriffit të kriuar në Tiranë.
Ishte Jasir Asani i cili shënoi në minutën e 29-të pas një asistimi te Solomon Theophilus.
Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e ngushtë të Partizanit. Ky rezultat çonte ndeshjen në vazhdime.
Megjithatë, gjatë pjesës së dytë Partizani u gjend në një presion nga skuadra vendase.
Ousmane N’Diaye, goli për vendasit erdhi në minutën e 63-të pas asistimit të Cristianos.
Megjithatë, Partizani rezistoi mirë në këtë ndeshje pasi që skuadra vendase pati 20 goditje nga të cilat 8 ishin brenda kornizave të portës, 10 jashtë kurse dy goditje u bllokuan nga mbrojtësit shqiptar.
Ndërkohë, Partizani sulmoi 10 herë ku dy goditje përfunduan në portë, njëra prej të cilave u shndërrua në gol.
Megjithatë, Partizani është skuadra e fundit shqiptare që eliminohet nga garat e Europës, nga Liga e Kampionëve dhe Europa Liga.
Derisa katër skuadrat e tjera u eliminuan në xhiron paraeliminatore dhe në xhiron e parë. Kurse tre kampionët, Shkendija, Feronikeli dhe tani Partizani eliminohen në xhiron e dytë të Europa Ligës, pas dështimit të tyre në Ligën e Kampionëve, ku dështuan ta kalojnë rrethin e parë. /GazetaExpress/
AGK-ja nderohet me mirënjohje nga Policia e Kosovës
Bisedime Ukrainë-Rusi në Abu Dabi, teksa Moska kryen sulme t...
Aktakuzë ndaj pronarit dhe kompanisë për punëtorin që vdiq 7...
PDK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” dhe nis mobili...
Virusi “Nipah” alarmon botën, Naser Ramadani tregon a rrezik...
Drejtori i Policisë: Pronarët e salloneve të veturave janë t...