Një tjetër klub i madh evropian është futur në listë për ta transferuar Raheem Sterlingun.
Bëhet fjalë për Bayern Munichut, i cili ka trokitur në dyert e Manchester Cityt për sulmuesin anglez.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “The Sun”, raporton arbresh.info/
Përfaqësuesit anglez do t’i skadojë kontrata me Cityn në vitin 2023, por mund të largohet nga “Etihad Stadium” qysh këtë verë.
27 vjeçari është duke e konsideruar mundësinë e largimit pasi nuk po ndihet i rëndësishëm më në ekipin e Pep Guardiolës.
Nga ana tjetër, “Citizens” nuk duan ta lënë sulmuesin të largohet pa nxjerrë para të majme dhe pa marrë sulmues tjetër paraprakisht.
Sterling do të vendosë për të ardhmen e tij pas angazhimeve që do t’i ketë në Kombëtaren angleze. /arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve