Liverpool ka dështuar të fitojë sonte në Newcastle duke shënuar barazimin e dytë me radhë pas barazimit kundër West Brom
Liverpool prapë ka dështuar që të fitojë në Premier Ligë, duke mbetur tani me vetëm 3 pikë para United, derisa skuadra rivale e tyre ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Djemtë e Klopp e dominuan këtë ndeshje por që prapë ishin të pafat në rrugën e tyre për të mbrojtur titullin në Premier Ligë.
Pjesa e parë u dominua nga Liverpool që patën disa raste për shënim , por ata vazhduan që të mbrohen mirë.
Në pjesën e dytë Liverpool prapë sulmoi më shumë dhe pati afër 8 tentime për gol si dhe më shumë se 73 për qind posedimin e topit.
Por djemtë e Klopp nuk arritën që ta thyejnë Newcastle.
Ky është barazimi i dytë me radhë i Liverpool në Premier Ligë, pas barazimit që ata patën kundër West Brom në vikend.
Ky barazim i lënë në vend të parë Liverpool me 33 pikë, tri pikë më shumë se Manchester United që është në vendin e dytë me 30 pikë, e të cilët fituan mbrëmë në minutat e fundit të ndeshjes kundër Wolverhamptonit.
Pikëllimi mund të bëhet më i vështirë gjatë festave – një ek...
Pse njerëzit që zgjohen para orës 7 janë më të lumtur?
“Lodhja” – fjala e vitit 2025
Rrugëtimi për çmimin e madh i ndërpritet Jasminës
Hamza në Mitrovicë premton spital të ri regjional
Egzon Gjuka dhe Tina Hetemi shpallen më të mirët e vitit në ...