Napoli ka bërë hapin e parë zyrtar për të siguruar shërbimet e Vedat Muriqit, i cili është kthyer në njërin nga emrat më të famshëm në futbollin evropian dhe në botë.
Siç thuhet në një raport nga Star, drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Guintoli, është takuar me Damien Comollin dhe temë kryesore ka qenë nënshkrimi me reprezentuesin e Kosovës, transmeton portali arbresh.info.
Me të mësuar për situatën e Vedatit dhe rrethanat e tjera, Giuntoli ka kontaktuar me Comollin duke lënë një tjetër takim.
Fenerbahce nuk ka në plan të shes sulmuesin e tyre më të mirë, por në rast se një ofertë prej 25-30 milionë euro ose më shumë shtrohet, atëherë gjërat do të diskutohen.
Vedati raportohet të ketë ngjallur interesim edhe te Interi ndërkohë që klubet si Atletico Madridi, Manchester United, Tottenham Hotspuri dhe Lazio janë përmendur vazhdimisht se janë duke vëzhguar 25-vjeçarin.
Qysh pas transferimit te Fenerbahce, Muriqi ka shënuar katër gola brenda gjashtë ndeshjeve./arbresh.info/
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...