Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric është bërë futbollisti i fundit në Spanjë që është akuzuar nga prokurorët për mashtrim tatimor.
Prokurorët në Spanjë besojnë që kroati, gruaja Vadja e të cilit citohet në këto akuza, i është shmangur pagesave me shumë prej 870.728 euro në vitin 2013 dhe 2014 përmes krijimit të një kompanie në Luksemburg, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, kjo shifër mund të rritet nëse detajet e pronave financiare te Ishulli i Njeriut i përkasin lojtarit, kanë zbuluar autoritet spanjolle.
32-vjeçari iu bashkua Madridit nga Tottenhami për një shifër prej 30 milionë funta në vitin 2012.
Ai është ylli i fundit që është akuzuar në Spanjë për mashtrim tatimor pas futbollistëve si Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Marcelo./arbresh.info/
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin