Gjiganti italian, AS Roma ka kthyer vëmendjen te Granit Xhaka.
Derisa vazhdon të jetë duke kërkuar nënshkrimin me një mesfushor të ri qendror, klubi i madh në Serie A ka vendosur për të kthyer të gjithë vëmendjen te ylli kosovar i Arsenalit, transmeton portali arbresh.info.
“Giallorossët” janë në kërkim të një zëvendësuesi të Radja Nainggolan dhe pavarësisht se kanë rënë dakord me Sevillan rreth tarifës së Steven N’Zonzit, kushtet personale kanë rezultuar të jenë pengesë e finalizimit të transferimit.
Si pasojë kësaj, klubi italian është dashur të kthej vëmendjen te reprezentuesi i Zvicrës, Granit Xhaka.
Xhaka iu bashkua gjigantit londinez dy vite më parë dhe që nga atëherë ka qenë pjesë e skuadrës kryesore.
26-vjeçari së fundmi ka vendosur lapsin në një kontratë të re afatgjate te klubi londinez./arbresh.info/
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...
Sveçla: Mërgata do ta rifitojë shtetësinë me vetëm një dokum...
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...