Milot Rashica do të largohet nga skuadra e tij aktuale Werder Bremen.
Klubi gjerman është drejt rënies në Bundesliga 2 dhe Rashica pritet të largohet, pasi ofertat për të nuk mungojnë.
Liverpool, Crystal Palace, Newcastle United, Benfica e Borussia Dortmund kanë qenë skuadrat e interesuara për yllin nga Kosova.

Por së fundmi në garë për t’i fituar shërbimet e reprezentuesit kosovar janë futur edhe dy skuadra të tjera.
Mediat gjermane kanë raportuar se Southampton dhe Red Bull Leipzig janë duke kërkuar shërbimet e Rashicës.
23-vjeçari ka një klauzolë largimi prej 38 milionë eurove, por që kjo klauzolë vlen vetëm për skuadrat jashtë Gjermanisë.
Foto: Milot Rashica/Facebook
Rashica këtë edicion ka zhvilluar 24 paraqitje mes kampionatit dhe Kupës me Bremenin ku ka shënuar 10 gola dhe ka bërë pesë asistime.
Largimi i vushtrriasit nga Werderi duket i sigurt, por mbetet të shihet se ku do të përfundojë ai, në Angli apo do të vazhdoj në Bundesliga, por në një skuadër më të madhe. /Telegrafi
Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulim...
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid