Atletico Madridi është njëri nga tri klubet e interesuara në sulmuesin e Manchester United, Anthony Martial.
Të martën, ‘RMC Sport’ në Francë raportoi që ish sulmuesi i Monacos ishte duke kërkuar largimin nga Old Trafford për shkak të mungesës së tij në fushë, transmeton portali arbresh.info.
Më pas, ‘The Independent’ raportoi që kampioni italian Juventusi, lideri në Liga 1 – Paris Saint Germaini dhe Atletico janë tri klubet e mundshme të tij.
22-vjeçari iu bashkua “Djajve të Kuq” në një marrëveshje prej 59 milionë funta gjatë verës së vitit 2015, por lojtari nuk është duke marrë urdhra nën udhëheqjen e Mourinhos qysh pas arritjes së Alexis Sanchez dhe Romelu Lukakut.
Megjithatë, raporti shton se United ngurron të shes francezin dhe do të përpiqet për të bindur atë që të vazhdojë qëndrimin në klub./arbresh.info/
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit