Tottenham Hotspur ka hedhur sytë nga mesfushori ofensivë i Crystal Palace, Eberechi Eze, me trajnerin e ri Thomas Frank që kërkon të bëjë një transferim të madh në fillim të aventurës së tij te “Spurs”.
Eze, ka një klauzolë lirimi prej 68 milionë paundësh, ishte vendimtar për Crystal Palace sezonin e kaluar, duke shënuar në finalen e FA Cup ndaj Manchester City dhe duke udhëhequr ekipin drejt trofeut të parë madhor në historinë e klubit, shkruan Arbresh.info.
Sipas “The Standard”, kjo klauzolë ka tërhequr interesimin e disa klubeve, përfshirë Tottenhamin, që ka ndjekur Eze për një kohë të gjatë.
Ndryshe nga vera e kaluar kur nuk bënë një ofertë zyrtare, këtë herë londinezët pritet të veprojnë konkretisht, sidomos tani që janë kualifikuar për në Ligën e Kampionëve.
Nga ana tjetër, Palace nuk është ende e sigurt nëse do të marrë pjesë në Europa League, pavarësisht suksesit në FA Cup, çka mund të ndikojë në vendimin për të ardhmen e Eze.
Eze është pjesë e Palaces nga viti 2020 kur iu bashkua nga QPR, dhe ka një kontratë të vlefshme me këtë klub deri në vitin 2027./Arbresh.info
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...