Mourinho është gati për të bërë gati goditjen e parë të merkatos, që me shumë gjasa do të jetë blerja e dytë më e shtrenjtë në historinë e futbollit anglez.
Portugezi duket se ka arritur marrëveshjen që Milinkovic-Savic të bashkohet me ‘Djajtë e Kuq’ këtë verë.
Futbollisti serb i Lacios, i zbuluar nga Igli Tare do të jetë elementi kyç që i bashkohet Manchester United, duke formuar një treshe përrallore, së bashku me Matiç dhe Pogba.
Saviç mendohet të transferohet në Manchester për shifrën e 80 milionë paundëve dhe ka ndikuar shumë edhe menaxheri i tij, Matija Kezman, një njohje e vjetër e Mourinhos, ose më mirë futbollisti i parë që portugezi bleu pasi mori drejtimin e Chelsea në 2004.
Saviç, që është një zbulim e Igli Tares ka bërë një sezon të shkëlqyer në Romë me Lazios dhe ka hyrë në orbitën e shumë klubeve të njohura evropiane, përfsho Bayern Munchen, Real Madrid, Chelsea dhe United./TCh
Kurti viziton Kalanë e Prizrenit, njofton për investime afër...
Policia e Kosovës pret delegacion nga Sllovenia, diskutohet ...
Konjufca për Vjosa Osmanin: E goditi hapur Qeverinë në 2024-...
“Brenda një dhome, çfarë është diskutuar?” – Osmani pretendo...
12-vjeçarja goditet nga një veturë afër shkollës “Elena Gjik...
Sulm masiv rus në Ukrainë, 6 të vdekur