E udhëhequr nga Granit Xhaka, Zvicra në çerekfinale të Kupës së Botës pas 72 vitesh

01:02 | 8 Korrik 2026
D.H

Zvicra siguron çerekfinalen e Kupës së Botës pas plot 72 vitesh, pasi triumfoi në penallti me rezultat 4:3 ndaj Kolumbisë.

Ndeshja pas 120 minutave u mbyll 0-0, shkruan Arbresh.info.

Takimi nisi më mirë për kolumbianët kur patën një mundësi të mirë shënimi me Puertan por goditja e tij u ndal nga portieri Kobel.

Ndërkohë, rast të mirë pati edhe Zvicra në minutën e 30-të me Fabian Rieder, por edhe në anën tjetër Vargas bëri një pritje të shkëlyqer.

Reider rrezikoi edhe në minutën e 53-të, por sërish Vargas ishte në vend.

Dy kombëtaret ishin të kujdesshme gjatë 90 minutave, dhe ruheshin që të mos gabojnë në mesfushë duke mos u lëshuar shumë përpara.

Zvicra pati një mundësi të mirë shënimi me Dan Ndoye në minutën e parë të shtesës por gjuajtja e tij shkoi jashtë.

Në vazhdime, Kolumbia goditi shtyllën me Sanchezin.

Në anën tjetër Zeki Amdouni humbi rast të qind për qind, goditjen e të cilit e ndali Vargas në minutën e 104-të.

Kolumbia pati rast të artë ta mbyll ndeshjen në vazhdime, por Campaz goditi mbi portë në minutat e fundit të shtesave.

Në penallti te Zvicra qëlluan Granit Xhaka, Amdouni, Itten dhe Vargas. Kurse gaboi Akanji.

Tek Kolumbia, të saktë ishin Quintero, Campaz dhe Diaz, derisa gabuan Sanchez e Hernandez.

Të udhëhequr nga Xhaka Zvicra prek çerekfinalen e Kupës së Botës, ku e pret kampioni në fuqi, Argjentina./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale