Lojtari më i ri i Barcelonës, Kevin Prince Boateng ka pranuar se nuk do të jetë rregullisht titullar në Camp Nou.
Boateng është huazuar nga Sassuolo deri në fund të sezonit dhe është mjaftë realist rreth pritshmërive për pjesën tjetër të sezonit, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk pres të jem titullar sepse këtu ka lojtar të shkëlqyeshëm, kam ardhur për të sjellë eksperiencë dhe për t’i ndihmuar skuadrës”, ka thënë Boateng.
“Jam thuajse 32 vjeçar dhe roli im si bartës i fanellës me numër 9 është perfekt për mua tani”
“Ndihem shumë i përshtatshëm për atë pozitë”
Boateng finalizoi dje transferimin tronditës nga Sassuolo te gjiganti katalunas./arbresh.info/
Britania e Madhe dëbon një diplomat rus si kundërpërgjigje n...
Komuna e Prishtinës nis mbledhjet për vlerësimin e dëmeve ng...
Ambasada e SHBA-së thotë se vendimi i KQZ-së për Listën Serb...
Orët e fundit të merkatos – Mesfushori i Bayernit në &...
Policia del me një njoftim me rëndësi për qytetarët e Kosovë...
Identifikohet tifozi i Albacates që hodhi lëkurë banane ndaj...