Ish-lojtari i akademisë së Barcelonës, Jonathan Dos Santos ka thënë se bashkëlojtari te La Galaxy, Carlos Vela ka ofertë nga Barcelona.
Ka pasur disa raportime që Vela është i kërkuar nga gjiganti spanjoll dhe kjo gjë është pranuar nga bashkëlojtari i tij, transmeton portali abresh.info.
Santos ka thënë që Vela ka ofertë nga kampioni i Spanjës, por nuk e di nëse ky i fundit do ta pranojë ofertën.

“Është e vërtetë që ka ofertë dhe sinqerisht nuk e di se çfarë do të bën. Është i lumtur në Los Angeles. Është mundësi unike që Barcelona po e dëshiron, është klubi më i mirë në botë”
Meksikani ka luajtur me herët te Real Sociedad, klub te i cili ka shënuar 66 gola pastaj u transferua te Arsenali në vitin 2011.
30-vjeçari ka qenë në formë të shkëlqyer në MLS sezonin e kaluar pasi ka shënuar 36 gola në 32 ndeshje, mirëpo nuk ka qenë i pranishëm për Kombëtaren e Meksiskës që nga viti 2018./arbresh.info.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...