Otto Wallin dëshiron hakmarrje për humbjen kundër Tyson Fury, pasi ka kërkuar rimeç ndaj britanikut apo një meç me Anthony Joshuan, ka thënë promotori i tij Dmitriy Salita.
Wallin mori lëvdata nga humbja brutale me pikë kundër Fury fundjavën e kaluar, të cilit ia kishte shkarkuar një çarje të thellë mbi syrin e djathtë.
Boksieri suedez me bazë në Nju Jork pritet të rikthehet në ring në fillim të vitit të ardhshëm, tani pasi reputacioni i është rritur, me Salitan që thotë se rimeçi me Guryin është ndër synimet kryesore të Wallin.
Salita tha për Sky Sports: “Otto do të ishte shumë më i mirë në rimeç. Ai do të ketë shumë punë dhe tani ndihet rehatshëm me stilin e Fury. Unë besoj fuqishëm se Otto do ta fitonte rimeçin”./Gazeta Express
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...