E pabesueshme: Taulant Xhaka tha se nuk kthehej në kombëtare për sa kohë aty do të ishte Gianni De Biasi, por duket qartë që problemi i tij nuk paska qenë trajneri italian, por vetja e vet.
“Sport Ekspres” raporton se mesfushori nuk është takuar dje me Christian Panuccin, i cili ishte në Bazel enkas për ta takuar. Trajneri i ri i kombëtares shqiptare e kishte njoftuar prej ditësh Xhakën se do të shkonte ta takonte dhe dje ishte në Basel së bashku me Ervin Bulkun.
Xhaka qëndroi në stol për 90 minuta, ndërsa pas përfundimit të ndeshjes lojtarët e stolit dolën të gjithë në stërvitje dhe aty Xhaka pati edhe një debat me disa tifozë, duke u nervozuar shumë.
Panuçi e priti për rreth 3 orë jashtë stadiumit, i telefonoi dhe dërgoi disa “sms”, por asnjë reagim.
Me siguri, Panucvi tani e tutje nuk do ta kontaktojë më dhe për Xhakën nuk ka vend në kombëtare.
‘Shqiponjat’ nisen drejt Varshavës, synim i vetë...
Të shtëna me armë në një shkollë në Meksikë, 15-vjeçari vret...
Policia e Shqipërisë arreston 3 shtetas të Kosovës të shpall...
“Është ekip i talentuar nga Ballkani, me elemente të mentali...
Dëm mbi 18 mijë euro, aktakuzë ndaj dy të dyshuarve për keqp...
Hoxha: Kosova mbetet prioritet absolut i Shqipërisë