Një ndeshje mund të ndiqet nga shkallët e stadiumit ose nga tribuna. Nga një ndenjëse aspak e rehatshme apo nga një sektor privat.
Por, të paktën deri tani, askush nuk kishte patur privilegjin, veçanërisht në një kampionat të rëndësishëm si Ligue 1, që ta ndiqte ndeshjen nga një vaskë me hidromasazh.
Pikërisht, deri tani, sepse, siç ka bërë të ditur “L’Equipe”, katër fatlumë e kanë përjetuar këtë eksperiencë të veçantë në “Stade Malherbe” të Caen, gjatë një ndeshje të vendasve kundër Lyon. Një reklamë e çuditshme, por që ka marrë rezultatin që donte: një ekspozim mediatik të pabesueshëm.
“Jacuzzi: është ofruar nga “Thalazur”, një kompani lokale që merret e me talasoterapi (terapi me ujë). Në bashkëpunim me Caen, ka bërë një lotari në rrjetet sociale për të caktuar katër fituesit, të cilët janë paraqitur me rroba banje në “Stade Malherbe”.
Best seats in the house at @SMCaen ?⚽️ #SMCOL pic.twitter.com/oaMxLgjlGT
— beIN SPORTS USA (@beINSPORTSUSA) September 15, 2018
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë