Të gjithë e dimë se këto gjëra ndodhin në video-lojërat virtuale, por sot ka ndodhur edhe në jetën reale.
Këtë e ka përjetuar portieri skuadrës gjermane që bën gara në Bundesliga 2, Duisberg, Mark Flekken.
Ndeshja për portierin Flekken kishte startuar shumë mirë kundër Ingolstadit, duke pritur një penallti në minutën e 11-të.
Më pas, Duisburg kaloi në epërsi, por Ingolstadt barazoi rezultatin në mënyrën më të çuditshme të mundur.
Mbrojtësi i Duisburgit, Gerrit Nauber, tentoi ta largonte rrezikun duke e kthyer topin me kokë te portieri Flekken, por ai në futur brenda në rrjetë për të pirë ujë, shkruan arbresh.info.
Sulmuesi i Ingolstadt, i cili ishte duke e ndjekur aksionin e dërgoi topin në rrjetë dhe portieri, Flekken, nuk ia kishte idenë se çfarë kishte ndodhur.
Ky gabim i portierit holandez, është bërë sensacion në rrjetet sociale, mandje edhe portieri legjendar i Arsenalit, Peter Chech, ka postuar në Twitter, duke shprehur habinë e tij.
Wow ? https://t.co/BlrzWsnWCC
— Petr Cech (@PetrCech) February 24, 2018
Për fat të mirë të 24 vjeçarit, bashkëlojtari i tij, Borys Tashchy shënoi nga penalltia në pjesën e dytë për t’ia dhuruar fitoren Dusiburgit. /arbresh.info/
https://www.facebook.com/1886839994892037/videos/2012838428958859/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër