Nga Kukësi e larguan si të pavlefshëm, por nuk ka kaluar shumë kohë dhe Donjet Shkodra ka rigjetur veten në Kazakistanin e largët.
Ish-mesfushori i Skënderbeut dhe Kukësit është kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm te Shakthar Karagandy një skuadër që tifozët shqiptarë e njohin shumë mirë pasi përpara disa vitesh i hoqi mundësinë Skënderbeut për të marrë pjesë në fazën play-off të Champions League dhe njëkohësisht për të siguruar kualifikimin direkt në grupet e Europa League sepse u eliminua edhe në fazën play-off të këtij kompeticioni nga ukrainasit e Chernomorets Odessa pas goditjes së penalltive.
Shkodra këtë fundjavë gjeti golin e tij të dytë me fanellën e Karagandyt teksa realizoi në minutën e 22-të të sfidës ndaj Aytrau me një predhë brenda zone, duke i dhënë avantazhin provizor skuadrës së tij.
Megjithatë vendasit nuk ruajtën dot avantazhin deri në fund pasi sfida u mbyll në barazim 1-1 me dy skuadrat që ndanë nga një pikë.
Ky ishte goli i dytë sezonal për Donjet Shkodrën që ka spikatur edhe me disa asiste. /SS/
DnV: Rinumërimi i plotë i pashmangshëm, hetimet të përfshijn...
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...