Mbrojtësi francez William Saliba ka firmosur kontratë të re me Arsenalin, e vlefshme për pesë vitet e ardhshme.
Sipas Fabrizio Romanos, pas marrëveshjes verbale të javës së kaluar, lojtari tashmë ka nënshkruar edhe zyrtarisht, duke u bërë pjesë e projektit afatgjatë të “Topçinjve”, shkruan Arbresh.info.
Saliba ka vendosur t’i besojë së ardhmes së tij Arsenalit, pavarësisht interesimit të madh nga disa klube të mëdha evropiane për vitin 2026, përfshirë Real Madridin.
Arsenal e sheh 24-vjeçarin si shtyllë kryesore të mbrojtjes për vitet në vijim.
Francezi iu bashkua Arsenalit në vitin 2022 nga Marseille, dhe që nga atëherë është shtylla e mbrojtjes së ekipit të Artetas./Arbresh.info
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit
Lista Serbe nuk është e pranishme në seancë
Nagavci: Presidenti i zgjedhur nga populli rrit legjitimitet...
Hamza: PDK do që presidenti të zgjedhet nga populli, por kjo...
Rashiq: Nuk besoj se Lista Serbe do të jetë konstruktive për...