Liverpooli ka arritur marrëveshje me Parmën për transferimin e qendërmbrojtësit italian, Giovanni Leoni.
Kështu ka bërë të ditur eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, shkruan Arbresh.info.
Marrëveshja mes klubeve është mbyllur për shumën prej 35 milionë eurosh, plus përqindje nga një shitje e mundshme në të ardhmen.
18-vjeçari do të nënshkruajë kontratë afatgjatë me “The Reds” dhe do t’i bashkohet menjëherë skuadrës.
Huazimi te Parma nuk u konsiderua asnjëherë si opsion serioz. Gjatë ditëve në vijim futbollisti do të udhëtoj për në Liverpool për t’i kryer testet mjekësore dhe ta nënshkruaj kontratën.
Zyrtarizimi mbetet çështje kohe. Liverpooli pritet të tentojë së shpejti edhe transferimin e Marc Guehit.
Kjo është goditja e pestë e “The Reds” këtë verë pas Frimpongut, Wirtzit, Kerkezit dhe Hugo Ekitikes./Arbresh.info
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë
Këto janë çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Ndodh edhe kjo në futbollin kosovar/ Batatina i shkruan mesa...
Çfarë tregon shifra e fundit e vitit tuaj të lindjes? Numero...
Makinat elektrike shkaktojnë të përziera te pasagjerët – stu...