Manchester City ka arritur marrëveshje për të transferuar sulmuesin e Valencia-s, Ferran Torres, i cili do bëhet transferimi i parë i verës.
Sipas Eurosport, Torres ka arritur marrëveshje me skuadrën e Pep Guardiolës, pasi nuk pranojë të rinovojë kontratën me klubin spanjoll.
Reprezentuesi i sulmuesit ishte te City të mërkurën dhe marrëveshja u arrit, ndërsa Torres do bëhet transferimi i parë i verës, si zëvendësuesi i Leroy Sane, ky i fundit kaloi te Bayern Munich.

Torres ka kaluar një sezon të mrekullueshëm me Valencia-n, por kontrata i skadon në vitin 2021 dhe kërkohej nga top klubet.
Thuhet se Manchester United, Real Madrid, Borussia Dortmund, Napoli, AC Milan dhe Juventus ishin të interesuar për spanjollin.
Vlerën të cilën “Qytetarët” do e paguajnë Valencia-n për kartonin e lojtarit, ende s’është bërë e qartë./arbresh.info.
KFOR-i kryen stërvitje me helikopterë në Pejë
Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Don Kelmendit: Shembull i...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...