AS Roma ka arritur marrëveshje verbale për transferimin e Donyell Malen nga Aston Villa, raporton gazetari i njohur i merkatos Fabrizio Romano.
Sulmuesi holandez është autorizuar nga klubi anglez që të udhëtojë sot drejt Romës, pasi palët kanë gjetur gjuhë të përbashkët në negociata me drejtorin sportiv të Romës, Ricky Massara.
Marrëveshja mes klubeve parashikon që Malen të transferohet te Roma në formë huazimi, me një tarifë prej 2 milionë paundësh.
Në kontratë është përfshirë edhe një klauzolë blerjeje në vlerë prej 25 milionë paundësh, e cila do të bëhet e detyrueshme nëse plotësohen disa kushte të caktuara, të lidhura me sigurimin e një vendi në garat evropiane.
Roma e sheh Malen si një përforcim të rëndësishëm për repartin ofensivë, ndërsa finalizimi i marrëveshjes pritet të ndodhë pas mbërritjes së lojtarit në kryeqytetin italian, siç bën të ditur Fabrizio Romano.
Malen iu bashkua Aston Villas në janarin e vitit 2025./Arbresh.info
Ministri grek i Mbrojtjes vjen në Kosovë, pritet të takohet ...
5 vjeçari nga Lipjani lirohet nga spitali në gjendje stabile
Kurti për presidentin: Kur të kemi rezultate do të ju njofto...
FSK-ja bën ushtrime në zonën e Bukovikut të Gjilanit, qyteta...
Policia bastis gjashtë lokacione në Zubin Potok, sekuestrohe...
Tërnava në Tryezën Ndërfetare: Feja promovon paqen dhe bashk...