Juventus dëshiron që sulmuesi i Bolognas, Riccardo Orsolini të rikthehet sezonin tjetër në Torino.
Sipas raportimeve, “Zonja e Vjetër” ka arritur marrëveshje me Bolognan për transferimin e italianit në fund të sezonit, transmeton portali arbresh.info.
Orsolini iu bashkua Roosoblu nga Juventus verën e kaluar për 15 milionë euro.
Mirëpo, kampioni i Italisë është impresionuar mjaftueshëm nga përformancat e lojtarit dhe janë duke u munduar ta rikthejnë në skuadër.

Transferimi i tij pritet të kushtoi rreth 26 milionë euro, ndërsa lojtari do fitojë 2 milionë euro plus bonuset në sezon.
Gjithçka do të varet nga Orsolini nëse dëshiron të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Juventusin, ose të vazhdojë të përforcohet te Bologna./arbresh.info.
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit