Atletico Madridi ka arritur marrëveshje me Paris Saint-Germain për transferimin e mesfushorit ofensiv koreano-jugor, Kang-in Lee.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, marrëveshja kap vlerën e rreth 40 milionë eurove, duke përfshirë edhe bonuset, shkruan Arbresh.info.
Lojtari do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me klubin madrilen. Edhe kushtet personale mes palëve tashmë janë dakordësuar.
Transferimi konsiderohet praktikisht i mbyllur dhe zyrtarizimi pritet të vijë shumë shpejt.
Ndërkohë, Atletico Madridi nuk e ka mbyllur ende merkaton. Objektivi i radhës i klubit spanjoll mbetet mesfushori danez Morten Hjulmand, të cilin drejtuesit e “Los Colchoneros” synojnë ta transferojnë gjatë kësaj vere.
Atletico kohë më parë ka zyrtarizuar edhe transferimin e Alejandro Grimaldos, i cili luan mbrojtës i majtë./Arbresh.info
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...