Gianluigi Donnarumma do të largohet nga Parisi këtë verë, pasi trajneri Luis Enrique vendosi që nuk dëshiron ta ketë më pjesë të ekipit.
Ky ishte një lajm shokues për portierin, agjentin e tij si dhe mbarë tifozët të Parisit, shkruan Arbresh.info.
Portieri italian madje nuk u ftua fare për ndeshjen e sotme të finales së Superkupës së Evropës, ndaj Tottenhamit.
Agjenti i tij ditën e sotme e konfirmoi se Donnarumma do të largohet nga Parisi këtë verë, dhe destinacioni i tij i radhës është Premier League.
“Premier League është hapi i duhur për Gigion pas Ligue 1 dhe Serie A, ndaj po punojmë në këtë drejtim”, tha fillimisht ai.
Ai gjithashtu ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në Itali.
“Nuk ka asnjë bisedë me klubet italiane për shkak të situatës financiare… dhe ende jemi të shokuar nga sjellja e PSG-së”, potencoi agjenti i Gigit.
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, gardiani italian mund t’i bashkohet Manchester Cityt nëse “citiziens” arrijnë ta shesin portierin e tyre, Ederson./Arbresh.info
🚨 EXCL — Donnarumma’s agent Raiola: “Premier League is the right step for Gigio in my view, we’re working on it”.
“There are zero talks with Italian clubs. We are still shocked by PSG behaviour with Gigio”.
🔵👀 Manchester City, keen on Gigio.
🎥🇮🇹 https://t.co/J0XRMOejsi pic.twitter.com/iCzC6mfFcb
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 13, 2025
Mbappe: Gjithmonë kam thënë se është i vetmi klub për të cil...
Gërvalla kritikon Ramën për editorialin e përbashkët me Vuçi...
Sylvinho me “dhimbje koke” – humb yllin kr...
Performancat e shkëlqyera këtë edicion, Fermin kap vlerën 10...
Sylejman Elshani emërohet zëvendësministër në Ministrinë e S...
Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ush...