Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde thotë se ai do të ketë sulmuesin Lionel Messi dhe Luis Suarez në dispozicion për ndeshjen derbi kundër Espanyolit të shtunën.
Messi, i cili shënoi dy herë në fitoren 4 me 0 të Barcelonës në muajin dhjetor në takimin e parë të këtij sezoni mes dy skuadrave, ishte larguar nga Argjentina për ndeshjen e dytë ndërkombëtare kundër Marokut për shkak të një problemi me ijë, ndërsa Suarez është rikuperuar nga dhimbja në kyç të këmbës, transmeton portali arbresh.info.
I pyetur nëse sulmuesi argjentinas do të jetë 100 për qind i gatshëm, Valverde u tha mediave spanjolle:
“Mendoj se po. Ai ka pasur probleme që një kohë, por ne jemi duke u përpjekur për ta rikthyer atë”
“Ai ka pasur disa ditë pushim. Ne do të jemi të kujdesshëm me të sepse ai është shumë i rëndësishëm për gjithë sezonin”
Barcelona aktualisht qëndron me 10 pikë në shumë krye të tabelës se rivali më i afërt Atletico Madridi./arbresh.info/
Përplasen dy vetura, vdes njëri nga shoferët në Thumanë
Rezultatet dëshpëruese e çojnë në shtëpi trajnerin e Chelsea
Rama: Mbjellja e rreth 100 kurorave në rrugën “Tirana” hap d...
BBC: Si po ndikon ndërprerja e internetit në Iran tek njerëz...
Konjufca kërkon veprim më të shpejtë për sigurimin e statusi...
Dy këmbësorë goditen nga vetura në Deçan