Trajneri i Ajax-it, Erik ten Hag ka konfirmuar se kanë arritur marrëveshje që yjet e skuadrës si Donny van de Beek, Andre Onana dhe Nicolas Tagliafico mund të largohen në verë.
Van de Beek është i lidhur me kalimin te Manchester United, ngase Real Madrid-i thuhet se ka hequr dorë, transmeton portali arbresh.info.
Ndërsa, Onana kërkohet nga dy rivalët lokal Arsenal dhe Chelsea, skuadra të cilat janë duke provuar ta bindin portierin për kalimin në Londër.
Ten Hag ka konfirmuar se ka marrëveshje që të tre lojtarët të largohet, mirëpo mbetet të shihet deri në fund.

“Merkatoja do nis në gusht. Vlera e lojtarëve është e ulët. Duke u bazuar në përformancat dhe ambiciet, një numër i lojtarëve duan të lëvizin”.
“Marrëveshjet janë arritur me Andre Onana, Donny van de Beek dhe Nicolas Tagliafico, por mbetet të shihet deri në fund”.
“Për Onana dhe Van de Beek, një vit tjetër mund të jetë opsion, por Tagliafico është më ndryshe shkaku i moshës”, deklaroi ai.
Për shërbimet e Van de Beek, Ajax kërkon rreth 40 milionë euro./arbresh.info.
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi