Marcus Rashford është lënduar në humbjen 2-0 të Manchester Unitedit kundër West Ham Unitedit.
Ai lëshoi fushën e lojës në minutën e 61-të, duke liruar vendin për sulmuesin, Jesse Lingard.
Sipas trajnerit të “Djajve të Kuq”, Rashford ka ndier probleme në ije.
Solskjaer ka konfirmuar se Rashford do të bëjë teste mjekësore të hënën dhe shpreson për lajme të mira pasi nuk ka opsione tjera në sulm, pas largimeve të Romelu Lukakus dhe Alexis Sanchez.
“Ai ka ndier dhimbje në ije”, tha Solskjaer për MUTV.
“Do të bëjmë më shumë teste të hënën për të parë se sa i rëndë është lëndimi. Nuk e di sa gjatë do të jetë jashtë, nuk jam doktor. Por, ndoshta do të jetë jashtë për pak kohë”.
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...