Portugalia është në rrugë të mirë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës të vitit të ardhshëm që do të mbahet në SHBA, Kanada e Meksikë.
Dy ndeshjet e fundit të përfaqësueses janë ndaj Irlandës dhe Armenisë, ku i duhen së paku dy barazime, shkruan Arbresh.info.
Për njërin prej futbollistëve më të mirë në histori, Cristiano Ronaldon ky do të jetë Botërori i fundit.
Ai këtë e ka konfirmuar në një intervistë të dhënë disa ditë para këtyre ndeshjeve.
“Po, definitivisht. Do jem 41 vjeç dhe ky do të jetë fundi im në skenën më të madhe. I kam dhënë gjithçka futbollit. Kam 25 vite në këtë lojë, kam thyer shumë rekorde dhe jam shumë krenar për gjithçka që kam arritur”, tha ai.
Për Cristiano Ronaldon ky do të jetë Kampionati Botëror i gjashtë në hisotri pas atyre të vitit 2006, 2010, 2014, 2018 dhe 2022.
Deri më tani ky është trofeu i vetëm që i mungon në sirtarin e tij, dhe për të fundit herë do të tentojë që ta fitojë.
Portugalia ka një ekip shumë të fort dhe kompetetive dhe cilësohet si një ndër favoritët kryesor për ta fituar këtë trofe./Arbresh.info
DnV: Rinumërimi i plotë i pashmangshëm, hetimet të përfshijn...
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...