Trajneri i Holandës, Ronald Koeman ka pranuar se ka refuzuar mundësinë për të qenë pasuesi i Ernesto Valverde.
Ish-qendërmbrojtësi i Barcelonës, ishte kërkuar nga kampioni i Spanjës pas shkarkimit të Ernesto Valverde, pozitë të cilën e mori Quique Setien, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Koeman për Diario Sport ka konfirmuar se ka refuzuar stolin për shkak të Holandës.

“Po, është e vërtetë që Barcelona bisedoj me mua, iu thash jo sepse jam me Kombëtaren dhe kam rëndësi në rol”.
“Kam dy vite kontratë dhe nuk dua të flas për Barcelonën. Kam një punë dhe nuk është e drejtë të flas për këtë gjë. Nëse kjo mundësi kthehet atëherë do kthehet dhe nëse jo, atëherë nuk do ndodh”.
Koeman si lojtar i Barcelonës ka bërë 192 paraqitje gjatë viteve 1989-1995, duke fituar katër herë titullin e La Liga./arbresh.info.
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...