La Liga me një njoftim zyrtar ka konfirmuar se ende vlen klauzola e lirimit të yllit të Barcelonës, Lionel Messi për 700 milionë euro.
33-vjeçari ka pasur klauzolën e cila e lejonte të largohej si lojtar i lirë, por ajo ka skaduar në qershor, transmeton portali arbresh.info.
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu dhe bordi momental janë duke insistuar që ylli i skuadrës të mos largohet si agjent i lirë dhe do e shesin lojtarin vetëm nëse paguhet klauzola.

Këtë e ka mbështetur edhe La Liga, e cila përmes një komunikate ka konfirmuar se argjentinasi vetëm nëse Barcelona e vendos në shitje ose i paguhet klauzola.
Nëse njëra nga kushtet nuk plotësohet, atëherë është e pamundur që gjashtë herë fituesi i Topit të Artë të largohet./arbresh.info.
Ahmed Kalaja uron Bajramin: Ëmbëlsia e Ramazanit të përcille...
Konjufca uron Fitër Bajramin: Uroj që kjo ditë t’ju gjejë pr...
Haxhiu viziton Myftiun Tërnava dhe uron qytetarët për Fitër ...
Kreu i AAK-së viziton BIK-un dhe përcjell urime për festën
Kurti në BIK për ta uruar Bajramin, kujton hoxhallarët e rën...
Kapet duke kaluar ilegalisht kufirin, ndalohet shtetasi i Se...