
Liverpool goalkeeper Alisson (right) leaves the pitch after picking up an injury during the Premier League match at Anfield, Liverpool. (Photo by Martin Rickett/PA Images via Getty Images)
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp thotë se portieri Alisson Becker do të kthehet së shpejti në fushë.
Braziliani është rikthyer në stërvitje te “Redsat” dhe pritet të shënojë rikthimin në aksion në një ndeshje shumë të madhe, transmeton portali arbresh.info.
Klopp ka zbuluar se është ndeshja me Manchester United më vonë gjatë muajit tetor që mund të shënojë rikthimin e Alissonit në skuadrën e parë pas problemit me pulpë të këmbës.
Duke folur për gjendjen e portierit para gazetarëve, Alisson ka thënë: “Kryesorja është mendimi i Alis, të tjerat i takojnë departamentit mjekësor”
“Duhet të kemi pak kujdes. Ne duhet të shohim gjendjen e tij. Ai duket me të vërtetë mirë por ishte një lëndim serioz dhe ne nuk duam të rrezikojmë”
“Ai nuk është stërvitur deri tani me skuadrën dhe ne duhet të shohim për ndeshjen ndaj Leicester [të shtunën]. Për ndeshjet ndaj Manchester United me gjasë do të jetë 100 për qind, por ne duhet të shohim çfarë do të ndodhë në vazhdim”, përfundon trajneri./arbresh.info/
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...