Mark Hughes ka lavdëruar Shaqirin dhe ka bërë të ditur se sezonin e ardhshëm do të ketë një rol të ri në skuadër.
Trajneri i Stoke Cityt, Mark Hughes, është i kënaqur me paraqitjet e mesfushorit kosovar, Xherdan Shaqiri në ndeshjet miqësore të zhvilluara gjatë fazës përgatitore për edicionin e ri 2017/2018.
Ndryshe nga edicionet e kaluara që luante anësor, Shaqiri në ndeshjet miqësore është paraqitur si organizator i lojës në mesfushë, diçka që duket se i ka pëlqyer trajnerit Mark Hughes.
“Roli i organizatorit i është përshtatur dhe jam i kënaqur me paraqitjet e tij. Ai së bashku me Bojan Krkic edhe në kampionat do të kenë më shumë hapësirë për të organizuar lojën. Kjo është ajo që ne duam prej këtyre dy lojtarëve”, ka deklaruar Hughes për “Stokesentinel”.
Shaqiri, i cili u transferua nga Interi në vitin 2015, shpreson të ketë një sezon sa më pozitiv, për dallim nga ai që lamë pas, pasi vuajti nga lëndime të shumta, duke e lënë jashtë për pjesën më të madhe të sezonit.
25 vjeçari deri më tani ka bërë 54 paraqitje për Stoke, duke shënuar shtatë gola.
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...
Kërkohet paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në...
Osmani: Ky rezultat nuk është fundi i një gare, është vazhdi...
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...