Conte ka konfirmuar se tashmë vendimi është marrë për Icardin dhe Nainggolanin, dyshja në fjalë do të largohen nga Interi.
Sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi dhe mesfushori belg, Radja Nainggolan, do të largohen përfundimisht nga Interi në këtë fat kalimtar, raporton Gazeta Express.
Pas Giuseppe Marottas, lajmin e ka konfirmuar edhe trajneri i ri i Interit, Antonio Conte.
Ai ka deklaruar se tashmë vendimi është marrë dhe se detyra e tij si trajner është të mbështesë vendimet e klubit.
“Në lidhje me Icardin dhe Nainggolan, klubi kishte mjaft kohë për të analizuar situatën dhe për të marrë vendimin. Gjithçka që kam bërë unë është se kam mbështetur vizionin e klubit. Trajneri dhe klubi duhet të punojnë si një dhe kështu do të veprojmë”, tha Conte në konferencë për media para startit të parasezonit.
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër