Max Allegri ka konfirmuar se Medhi Benatia ka kërkuar largimin dhe se Juventusi ka zgjedhur Martin Caceresin sepse ai është i “gatshëm”.
Mëngjesin e sotëm (e shtunë), Martin Caceres iu nënshtrua testit mjekësor para transferimit të tij prej 600 mijë eurove nga Lazio, ndërkohë që Medhi Benatia është rrugës për transferim te skuadra Al-Duhail te Katari, transmeton portali arbresh.info.
“Benatia ka kërkuar largimin, ai ka bërë një zgjedhje ndryshe ndaj qëllimeve tona dhe klubi i ka dhënë atë që ka dashur”, ka thënë Allegri në një konferencë për shtyp.
“Nuk kishim asnjë qëllim për të mbajtur në skuadër një lojtar që nuk dëshironte të jetë këtu. Sidoqoftë, Benatia ka pasur disa vite të mira në Juventus dhe jam shumë i pikëlluar që po largohet, por unë nuk mund t’i hyjë në kokë dhe t’ia ndryshojë mendjen atij. Ai ka marrë vendimin dhe kjo është e gjitha”
“Së bashku me klubin, ne kemi vlerësuar profilet tjera dhe mund t’i sjellim në Juventus dhe ne kemi qenë me fat që Caceres pranoi. Jam shumë i lumtur për këtë”./arbresh.info/
Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...