Agjenti i yllit kosovar të Lille-s, Edon Zhegrovës, ka thënë se Napoli është një nga dhjetë ofertat që janë në tavolinë për sulmuesin kosovar.
Napoli po e mendon Zhegrovën si një mundësinë për të zëvendësuar Khvicha Kvaratskhelian, ky i fundit duket së shumë shpejtë do t’i bashkohet PSG-së.
Agjenti i Zhegrovës, Sergio Mezi për ‘Tele A’, ka konfirmuar se klienti i tij, ka dhjetë oferta në tavolinë përfshirë Napolin, por edhe Barcelonën.
“Transferimi i Zhegrovës te Napoli varet nga shumë arsye. Aktualisht, ai është një nga lojtarët e pakët që ka 10 oferta nga klube të ndryshme evropiane. Ai po tregon performancë shumë të mira dhe nuk është më në të njëjtën situatë si verën e kaluar, kur transferimi do të ishte më i lehtë”, ka thënë ai.
“Tani Lille ka rritur kërkesat e tyre, sidomos pas shumë performancave të shkëlqyera të lojtarit në Ligën e Kampionëve. Është normale që ai të marrë kaq shumë kërkesa”.
“Për momentin, për Zhegrovën problemi me Barcelonën do të ishte pronësia, jo shifrat apo buxheti. Ndërsa, për Napolin, çështja kryesore është pikërisht ajo ekonomike”.
“Nuk mendoj se presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis mund ta përballojë blerjen e një lojtari në janar për një shifër kaq të lartë. Por e përsëri, është një shifër e lartë: jo më pak se 40 milionë euro”, ka pohuar agjenti.
“Kontakte me Napolin? Kontaktet e para kanë qenë që në fund të nëntorit, kur lojtari po shkëlqente në Ligën e Kampionëve. Megjithatë, tregu ndryshon vazhdimisht, çdo ditë, çdo orë, kështu që duhet të presim për të parë zhvillimet”.
“Unë e shoh më mirë te Napoli, sepse ka më shumë mundësi për të luajtur dhe është një klub i madh i drejtuar nga një trajner i shkëlqyer, por kur vijnë oferta nga klube si Barcelona ose Real Madrid, është e vështirë t’i thuash djalit të mos shkojë. Për momentin, megjithatë, po flasim më shumë për tregun e verës sesa për atë të janarit. Në ditët në vijim do ta kuptojmë të ardhmen e Edonit”, ka përfunduar agjenti i Zhegrovës.
Sot vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të aku...
Moti sot në Kosovë
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...