Cristiano Ronaldo tregoi formë e shkëlqyer edhe gjatë detyrës te skuadra kombëtare.
Derisa Portugalia ishte duke u mposhtur me rezultat 1 me 0 nga Egjipti i sensacionit Mohamed Salah, i cili kishte realizuar edhe golin e epërsisë për skuadrën e tij, Cristiano Ronaldo tregoi atë që di të bëjë më së miri para portës, shkruan portali arbresh.info.
90 minuta lojë të miqësores ndërmjet dy skuadrave kishin kaluar dhe goli nga Salah dukej vendimtar deri në momentin kur Cristiano Ronaldo vendosi për të shfaqur klasin e tij.

Ylli i Real Madridi arriti të përmbys rezultatin duke shënuar dy gola të shpejta për 2 me 1 brenda kohës shtesë të pjesë së dytë. Kjo ishte hera e parë që fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo, ka shënuar dy gola në kohën shtesë gjatë karrierës së tij si një futbollist.
Ajo që i shton rëndësinë kësaj është fakti që Ronaldo e bëri këtë në ndeshjen e tij të 900-të./arbresh.info/
Shikoni më poshtë dy golat nga Ronaldo:
https://streamable.com/d91dx
https://streamable.com/ktde3
Kurti: Epopeja e UÇK-së, kthesë vendimtare drejt lirisë dhe ...
Aksident në Sllatinë, një cisternë del jashtë rrugës
48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
A po formon Osmani një listë të re politike? Presidenca i qu...
Osmani për Epopën e UÇK-së: Histori që vazhdon të jetojë si ...
Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet se i përkasin ...