Interi do të takohet me përfaqësuesit e Marcelo Brozovicit javën e ardhshme, por dy palët ende janë larg arritjes së një marrëveshje, në një kohë kur PSG, Tottenham dhe Newcastle kanë shprehur interesim për të.
Marrëveshja e tanishme e Brozovicit me Interin mbaron në fund të këtij sezoni.
Drejtori i Interit Beppe Marotta tha së fundmi se është i bindur se mesfushori kroat do ta vazhdojë marrëveshjen me zikaltrit, pavarësisht se ende nuk ka ndonjë lëvizje në këtë drejtim.
Kampioni i Serie A i ka ofruar 28-vjeçarit pagë vjetore prej 5.5 milionë eurove, por Brozovic i do të paktën 6.5 apo 7 milionë euro në vit.
PSG-ja, Tottenhami dhe Newcastle United janë duke e vëzhguar situatën e tij dhe mund ta marrin atë falas në verë. /GE/
“Kontributi i çlirimtarëve për liri është i çmuar” – Qeveria...
“Ne e kemi Yildizin” – McKennie mesazh tif...
Sulm me thikë në Sydney, një viktimë dhe dy të plagosur
Kjo është deklarata e Pavarësisë së Kosovës e shpallur para ...
Kurti: Sot festojmë, por edhe nderojmë rezistencën paqësore ...
18 vjet shtet, Haxhiu: Liria kërkon angazhim të përditshëm, ...