FC Bayern dhe sulmuesi i ri gjerman Nick Woltemade, i cili aktivizohet për Stuttgartin, kanë arritur një marrëveshje të plotë verbale për një transferim gjatë verës.
Sipas ekspertit të transferimit, Florian Plettenberg, 23-vjeçari, i njohur për fleksibilitetin e tij në fazën sulmuese, dëshiron t’i bashkohet menjëherë rekordmenëve të Gjermanisë, shkruan Arbresh.info.
Kontrata do të jetë afatgjatë deri në vitin 2030, ndërsa edhe për kushtet e pagës kanë rënë dakord tashmë në ditët e fundit.
Bordi mbikëqyrës i Bayern Munich ka dhënë dritën jeshile për realizimin e transferimit.
Megjithatë, një detaj i rëndësishëm: nuk ka pasur ende negociata mes klubeve.
🚨🧨 EXCLUSIVE | FC Bayern and Nick #Woltemade have reached a full verbal agreement on a summer transfer!
The 23 y/o versatile striker wants to join Bayern with immediate effect. Long-term contract until 2030 with salary terms already agreed in the last days. Bayern’s… pic.twitter.com/y3fRxkQnla
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) June 26, 2025
Woltemade ka kontratë të vlefshme me VfB Stuttgart deri në vitin 2028 dhe nuk ka klauzolë largimi – ndërkohë që klubi aktual nuk dëshiron ta shesë.
Për futbollistin e ri gjerman, ka pasur interesim edhe nga Real Madridit, Manchester United, Chelsea.
Aktualisht futbollisti ndodhen në Kampionatin Evropian për grupmoshat U21, ku po shkëlqen me kombëtaren e Gjermanisë.
Ai është golashënuesi më i mirë i këtij Evropiani me gjashtë gola të shënuar dhe tri asistime. Gjermania do të luaj në finale ndaj Anglisë.
Woltemade ka pasur një sezon të mirë edhe me klubin gjerman, ku ka shënuar 17 gola e dhuruar tri asistime në 33 ndeshje të luajtura./Arbresh.info
‘Misioni i pamundur’ i Endrickut
Planifikonin sulme para festave të fundvitit, Turqia arresto...
Carragher e vendos Xhakën në formacionin më të mirë të gjysm...
Kurti në familjen e heroit Mujë Krasniqi:Obligim mos ta harr...
Van Basten për Yamal: Pa asnjë hije dyshimi ai është futboll...
A do t’i lejohet Calit pjesëmarrja në varrimin e babait? – f...